Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti” u ekzekutuan 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi

Të arrestuarit nga 21 deri në 68 vjeç akuzohen për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

"Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

Mili Hamzaj, 35 vjeç dhe Evinio Hamzaj,26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

Fatjon Abazi, 35 vjeç dhe Osmën Abazi, 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

Xhuljan Meçani, 27 vjeç dhe Stelio Meçani, 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

Eduart Taka, 30 vjeç, Juxhin Isufi, 32 vjeç dhe Drago Qëndro, 35 vjeç, banues në Delvinë;

Enver Haxhi, 68 vjeç dhe Mina Dedi., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë", informoi sot policia.

Shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë është shpallur në kërkim, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, u arrestua në flagrancë Algert Caushi për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,  36 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Vijojnë veprimet hetimore, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash

Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash