Një kullë dykatëshe brenda së cilës jetonin 10 pjesëtarë të dy familjeve është shkrumbuar nga flakët e zjarrit një ditë më parë.

Shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi pasi një pjesë e shtëpisë ishte ndërtuar me dërrasë.

A1 Report sjell pamje nga kulla e djegur, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë që në vendngjarje të mos shkonte zjarrfikëse.

Familjet e vëllezërve Pëllumb e Kol Baci tashmë jetojnë në qiell të hapur, ndërsa i bëjnë apel shtetit për ndihme pasi të ardhurat e tyre ekonomike janë të pakta.

Ndihma ekonomike është e vetmja e ardhur për këto familje.
tropoje
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)