Digjet në mesnatë makina e bashkëshortes së gjyqtarit të dosjes së Izet Haxhisë(FOTO)

Pak minuta pas mesnatës së djeshme në Tiranë është djegur një makinë  tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grigor Heba pranë Stadiumit Selman Stërmasi.

Denocimi për këtë ngjarje është bërë fillimisht pranë redakisë së Shqiptarja.com dhe është konfirmuar më pas edhe nga gazetarët tanë. Sipas denoncimit të bërë pranë redaksisë sonë, shpërthimi ka qenë i fortë ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje brenda një kohe shumë të shkurtër. Pas një vëzhgimi që i është bërë automjetit është bërë i mundur edhe transportimi i tij me anë të një karrotreci.

Policia ka marrë në pyetje gjyqtarin Sokol Binaj dhe bashkëshorten e tij të cilët mësohet se kanë dëshmuar se kanë ndonjë konflikt. Çështja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke qenë se dyshimet lidhen për një sulm për shkak të profesionit.

Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë që gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se bashkëshortja e tij, L.B. punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së krimeve të rënda.

Sokol Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia. 

Në foto makina e djegur

Vijon... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Iu dogj makina e bashkëshortes/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë që hoqi dorë nga çështja 'Shullazi'

Sokol Binaj, bashkëshorti i koordinatores për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme të cilës iu dogj makina mbrëmjen e djeshme, është gjyqtar pranë Gjykastës së Apelit në Tiranë. Ai është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Report TV mëson se Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia. Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. 

Pas rihapjes së kësaj dosje, më 18 Mars të këtij viti avokati i Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

Pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten lidhur me këtë dosje janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/05/2019 22:05

    Perse nuk ka ndodhur perpara dhe ndodhi tani kaq llogjike ka kush e ka bere

    Përgjigju
  • Denti: 15/05/2019 18:43

    Po ketij gjykatesi legen mire ia kan bo, e lehte kur kercenon me ane te burgosurve qe ka liruar komshinjte?! Ka shume gjynahe per te lare i biri i Manxhar Binajt. Rrace e poshter. Besoj do niset per jashte shtetit tani, se frikacak eshte. I forte me te pambrojturit.

    Përgjigju
  • Xxx: 15/05/2019 17:41

    Po i shtrengohet litari salikriminelserbit.....

    Përgjigju
  • Stediumi: 15/05/2019 16:27

    Varja lek pa djers jan ..me ket rast do blej nje makine tre her me te shtrenjt .. rroft sebepi dhe past doren e mbar ai qe e beri!

    Përgjigju
    • WTF: 15/05/2019 17:15

      Ti luan rolin e budallait apo me te vertete nuk e kupton qe kjo eshte shantazh nga Berisha per burrin qe do te gjykoje Izet Haxhine dhe per pasoje do rihape dosjen Hajdari?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja