Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë
Izet Haxhia e Azem Hajdari
TIRANE- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.
Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.
Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.
Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai u arrestua në Turqi , ku ishte arratisur nga drejtësia shqiptare dhe kërkoj nga gjykatat shqiptare të rigjykohej, pasi vendimi për të ishte dhënë në mungesë. Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia erdhi në Shqipëri me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi.
Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin e 12 shtatorit 1998 u dënua me burg përjetë Jaho Mulosmani.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Ketro: Histori Gjakësori
27 Shkurt, 15:16
-
'U dëgjua sonte këtu edhe zëri i ndonjë balashi', kur Dritëro Agolli mbronte Azem Hajdarin nga sulmet e Berishës
3 Shkurt, 14:28
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor 2024, 19:48
-
Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...
23 Dhjetor 2024, 17:23
-
Dokumenti/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Je spiun i sigurimit të Shtetit, shërbëtor i Ramiz Alisë! Demalia: Saliu ishte sekretar partie
12 Dhjetor 2024, 17:56
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor 2024, 11:51
-
Mero Baze: Luksi i të vdekurit pas Sali Berishës
3 Dhjetor 2024, 20:36
-
FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni
12 Shtator 2024, 19:26
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator 2024, 18:50
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator 2024, 14:42