I shkrumbojnë makinën në 48-vjetorin e lindjes/ Kryetari i PS në Elbasan: S'kam konflikte(VIDEO)

Është djegur gjatë natës makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen '5 Maji'. Automjeti i tij tip Hondai me targë AA 574 TH ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Makina është djegur vetëm disa orë pasi ai ishte kthyer nga festimet e ditëlindjes së 48-të. Vetë Budani është shprehur në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dyshime lidhur me autorët.

"Nuk kam asnjë problem me askënd. Nuk kam pasur probleme as debate me askënd. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Më është trembur familja, fëmijët", mësohet të jetë shprehur Budani.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve. Xhevahir Budani mban prej pak muajsh postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.

Xhevahir Budani

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë