TEPELENË-Makina e shefit të krimeve Gentjan Shehu është djegur gjatë natës. Ai e kishte parkuar makinën tip 'Ford' mbrëmë poshtë pallatit, ndërsa kur ka shkuar në mëngjes e ka gjetur të djegur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në lagjen “15 shtatori”, kur makina ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para procedurale, policia zyrtarisht deklaron se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(defekt elektrik).

Grupi hetimor po heton edhe ne pista te tjera por shefi i Komisariatit te Policise se Tepelenes konfirmon se makina ka qene me gaz-benzine dhe nje mase ne qarkun elektrik ka shkaktuar zjarrin.