Digjet makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin! Policia: Defekt elektrik

Digjet makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin! Policia: Defekt elektrik

Makina e djegur e zv/ kryetarit te bashkise Peqin

Një makinë në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila për momentin përdorej nga zëvendëskryetari Madrid Sula është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme (e enjte, 30 janar). Makina tip fuoristradë me targë AA880 DR ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës në qytetin e Peqinit. Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin.

Sipas policisë zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesë elektrike të automjetit.

"Gjatë natës së datës 30.01.2020 ,  në lagjen "Teqe",  Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Toyoto", në pronësi të Bashkisë,  Peqin. Nga veprimet e kryera  nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit", njofton policia.

Makina e djegur e Madrid Sules

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?