2 makina janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë. Fillimisht, raportohet se rreth orës 04:00, një zjarr ka përfshirë një makinë të tipit “Volksëagen Sharan” teksa ishte në lëvizje në rrugën Vlorë-Novoselë në afërsi të Kripës.
Si pasojë e flakëve në mjetin me targa "AA165HN", i cili drejtohej nga shoferi me iniciale R.F., ka pasur vetëm dëme materiale. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti është djegur plotësisht. Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt teknik.
Po ashtu, pas kësaj, edhe një tjetër makinë, e llojit “Mercedes Benz’’në Vlorë ka marrë flakë në rrugën për në fshatin Kaninë. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shuar flakët dhe makina nuk është djegur plotësisht, ndryshe nga rasti i mëparshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.