Digjet në një fshat në Fushë Krujë 'Porsche'-i luksoz 'Panamera'/ VIDEO

FUSHE KRUJE-Mbrëmjen e sotme është djegur në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz një 'Porsche' luksoz 'Panamera' me targë AA 577 RL. Në makinë po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi në momentin që është përfshirë nga flakët.

Dy djemtë kanë dalë me shpejtësi nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës. Dy djemtë janë marrë në pyetje nga grupi hetimor aktualisht, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën