Nga kontrollet e bëra nga zjarrëfikësit dhe policia ditën e sotme është gjetur i djegur Ilir Qyrani, 45 vjeç.
Mësohet se viktima kishte probleme mendore, ndërkohë familja e tij jetonte në fshatin Rrëmbec.
Sipas banorëve të fshatit Lekas viktima ishte me probleme mendore e konsumonte alkool dhe mund të ketë hyrë në shtëpinë e pabanuar duke ndezur zjarr për tu ngrohur, që që solli edhe vdekjen e tij dhe djegjen e banesës.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që hrupi hetimor po punon për zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.
Të dhëna paraprake
Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.
Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.
Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar.
Hetimet po vijojnë.
Er.K/Shqiptarja.com








