GJIROKASTER- Një makinë në pronësi të Shpëtim Agollit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen Granicë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pas pas mesdite.

Dyshohet se shkak për këtë është bërë një defekt i baterisë çka ka shkaktuar flakë të menjëhershme.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.