Digjet për herë të dytë fabrika e dyshekëve të babait të kryebashkiakut të Kavajës! Evakuohen banorët e zonës (VIDEO)

KAVAJE- Fabrika e dyshekëve të Gjergj Krajlit, babait të Redjan Krajlit, kryebashkiakut të Kavajës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë.

Forcat zjarrfikëse nga Durrësi, Tirana, Lushnja kanë shkuar në ndihmë të atyre të Kavajës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që është bërë edhe evakuimi i banorëve të zonës. Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia njofton se paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqaruar rrethanat e saj, si dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët. Ajo u dogj në tetor të vitit 2009, kur flakët shkrumbuan dy magazinë të mëdha, ndërkohë që edhe në atë kohë ngjarja u përfol si aksidentale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zjarrfiksi: 16/01/2020 20:34

    Nuk është hera e dytë që digjet fabrika dyshekëve, mund të jetë e treta në mos e katra herë që i vihet zjarri ( me dashje) shpresojmë të jetë siguruar fabrika që të nxjerri lekët e shpenzuara për zgjedhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan