Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:45 -5 :00, ndërsa mësohet se para se të digjej ajo është lyer me benzinë. Për ngjarjen policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe po heton për të gjetur autorin, i cili mendohet se e ka djegur qëllimisht.

Pushuesit, të cilët kishin ardhur me automjetin në fjalë, ndodhen prej katër ditësh në Vlorë. Janë nga Kërçova e Maqedonisë dhe jetojnë në Gjermani. Pronari i mjetit quhet Burim Zyberi i cili  thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë djegur automjetin. ndërkohë që ngjitur me makinën e djegur ndodhet një makinë tjetër luksoze Porsche e të vëllait të Burim Zyberit, por që nuk është dëmtuar, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë për të dëmtuar vetëm Burimin.

1595341054_audir81.jpg

"Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S'kemi dyshime, s'kemi zënka, s'kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur,"-thotë pronari i Makinës.

Automjeti R8 konsiderohet luksoz pasi nëse e merr të ri çmimi i tij në internet figuron 169 mijë dollarë. Ndërkohë burime bëjnë me dije se Burim Zeneli është pronari i një kafeneje, ndërsa në Dortmund ka një piceri. Në fshatin e tij në Kërçovë, në Lapidoll, ai kthehet vetëm për pushime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Video nga afër e djegies së makinës luksoze në Vlorë! Makina Porsche e të vëllait nuk dëmtohet, synimi ka qenë vetëm Audi R8

Report Tv siguron një video nga afër të djegies së makinës luksoze Audi R8 , ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjitur me makinën e djegur është edhe makina tip Porsche, e vëllait të Burim Zyberit, një makinë gjithashtu luksoze, por e padëmtuar nga zjarri.

Kjo lë të kuptosh se në fakt qëllimi ka qenë për të dëmtuar vetëm Burim Zyberin duke i djegur makinë tip Audi R8. Djegia ka qenë e qëllimshme, pasi makina e Burim Zyberit është lyer me benzinë dhe i është vënë flaka.

Makina model Porsche i të vëllait ngjitur me makinën e djegur