'Ndjej një tronditje të rëndë psikologjike'! Tragjedia në Pukë dhe 'ngjallja' e ndjesisë njerëzore

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, është ndër personat e parë që është gjendur në fshatin Breg të Pukës, aty ku humbën jetën mes flakëve të zjarrit çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç. Fatmirësisht, në mesin e kësaj tragjedie, shpëtuan 4 fëmijët e çiftit dhe gjyshërit e tyre, e moshuara e paralizuar. Sapo kanë ndjerë zjarrin në orët e para të mëngjesit, fëmijët kanë shpëtuar njëri-tjetrin duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës.

Kanë mundur të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar dhe të moshuarin 82-vjeçar Pal GJoni, i cili ndjeu i pari zjarrin. Çifti i bashkëshortëve u gjetën të shkrumbuar në dhomën e gjumit, pranë njëri-tjetrit, ndërsa kishin tentuar të dilnin, por nuk mundën pasi u asfiksuan nga tymi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët. Bashkëfshatarët kanë shkuar në vendngjarje për të shpëtuar çtë mundnin. Kryebashkiaku thotë se ka parë një tronditje të madhe në radhët e banorëve.

"Deshi zoti dhe fati që një pjesë e familjes së tyre doli pa problematika. Ne bëmë një veprim jashtëzakonisht të mirë në kohë dhe afat të caktuar, por koha për ti minimizuar këto fatkeqësi ishte shumë e shkurtër. Isha prezent kur u bë nxjerrja e trupave, ndjej një tronditje të rëndë psikologjike kur pash tek bashkëqytetarët e mi një dramë të madhe, për mua do të jem në kujtesën time...", tha kryetari i Bashkisë së Pukës pas tragjedisë.

Tashmë të shpëtuarit ndodhen në banesën e të afërmit të tyre, xhaxhait. Bashkia, dhe një biznesmen kanë marrë përsipër të ndërtojnë shtëpinë e shkrumbuar. DO të jetë gati për 40 ditë tha kryebashkiaku Gjonaj.

"Mblodhëm Shtabin e Emergjencave ku vendosëm që familjes në bashkëpunim me donatorë, t'i japim ndihmesë, funeralin, për t'i bërë shtëpinë për 40 ditë. E falenderoj atë biznesmen që mori përsipër realizimin e kësaj detyre. Aty ku ka unitet, marrja e situatës në dorë në kohën e duhur, nxitet edhe opinioni në ndjesinë njerëzore, që shpesh na ka humbur", - tha Gjonaj.

Origjina e zjarrit dyshohet se erdhi  nga një shkëndijë elektrike, por organet kompetente do të shprehen më tej nga hetimet e kryera.

Gjon Gjonaj ngriti shqetësimin që duhet ndërhyrje në infrastrukturë, në mënyrë që rrugët e reja të mundësojnë mbërritjen më të shpejtë të forcave zjarrfikëse apo ambulancave në raste emergjente.

Ndërkohë, drejtori i Spitalit të Pukës, Enver Sulejmani thotë se fëmijët dhe të moshuarit janë shpëtuar nga djegia nga vetë fëmijët që janë hedhur nga dritarja, bashkë me të moshuarit, që me ndihmën e djalit i nxorën nga shtëpia pa u djegur, edhe gjyshen e paralizuar. "Janë në gjendje të mirë", - tha ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'