/ATSH-AFP/ - Një marrëveshje mbi Greqinë pa Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) është e paimagjinueshme, theksoi sot presidenti i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem.
Pa FMN-në një marrëveshje është e paimagjinueshme sepse përmbajtja e saj duhet të jetë e vërtetë dhe nëse ka një përmbajtje reale, FMN do të marrë pjesë gjithashtu, deklaroi Dijsselbloem për shtypin nëHagë, pas njoftimit nga FMN  që ekipi i negociatorëve kishte lënë Brukselin për tu kthyer në Uashington.
"Negociatat do të rifillojnë, në planin teknin dhe politik", theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas ftohjes së FMN-së./