‘Diktatura e FSHF-së mori një sinjal të pastër’, Rudi Vata për anulimin e zgjedhjeve: Do tentojnë të korruptojnë zyrtarët e UEFA-s

Vendimi i gjykatës së Tiranës për të anuluar zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e ri të FSHF-së, si pasojë e shqyrtimeve të manipulimeve të bërë në zgjedhjet e shoqatave të futbollit nga federata, është një sinjal shprese për futbollin shqiptar sipas Rudi Vatës. Në ‘Report Tv’ ish-futbollisti dhe kapiteni i kombëtares la të kuptohet se Armand Duka ka vrarë ëndrrën e shumë të rinjve për interesa personale.

“Për herë të parë është marrë një vendim shumë i rëndësishëm, me vlera, që me të vërtetë mund të ndryshojë edhe përceptimin se si kanë funksionuar gjërat. Dërgon sinjale direkte që në Shqipëri po fillon të funskionë ligji dhe nuk ka njerëz absolut që mund të tregtojë vendin sipas epshave të tyre. Vendi jonë ka vuajtur prej këtyre njerëzve. Kanë qenë njerëz të papërgjegjshëm, kanë patur qëllime personale, nepotizma dhe për këtë arsye shumë djemve dhe vajzave të reja i është prerë një ëndërr në mes për shkak të sistemit,”-deklaroi Veta.

Sipas Rudi Vatës ky vendim pritet të pastrojë Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Shumë njerëz janë pompuar artificialisht në disa pozicione dhe jetojnë me ndienjën e frikës. Një njeri me ndërgjegjje, që e di se ka bërë gabime vetëm në këto mënyra mban pozicionet. Ky vendim është me vlera. Mos mendoni ju që jemi një rracë me shumë trima. Shqiptarët janë fisnikë, i nënshtruan, janë të varfër, por ky s’është faji i popullit, por i këtyre mini diktatorëve që duan pushtetin sa më shumë të jetë e mundur. Shpresoj që këto sinjale të jenë fillimi, këmbana për ndryshim sepse në futbollin shqiptar nuk ka më keq në krahasim me si kanë shkuar gjërat deri më tani,”-u shpreh Vata.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Tiranës FSHF thotë se zgjedhjet e 2 marsit për president do t’i mbajë, pasi nuk i njeh këto vendime. Sipas Rudi Vatës këto veprime tregojnë se FSHF me këtë sistem manipulative po shkon drejt fundit.

“Është si puna e të mbyturit që kërkon të kapë një komardare. FSHF do bëjë bllofet e veta, shantazhe. Këtu kanë humbur njerëzit e drejtë. Gjykata është gjykata dhe e di se ç’është e drejta. Gjithë këta njerëz që mendojnë se fshihen ne pektkun e sundimtarit kuptohet qartë se çfarë vlerash kanë, por kanë përfituar nga sistemi dhe kanë menduar se janë gjithmonë të paprekshëm. Vjen një moment që njerëzit reagojnë dhe drejtësia funskion. Duhet me i dhënë Çesarit atë që i takon. Me i kthy futbollit atë që i takon, me respektu njerëzit me dinjitet. Ne nuk mund të bëjmë të gjithë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thoshte Nënë Tereza. Këta kanë dëshirë të bëjnë gjëra më të këqija,”-deklaroi ai.

Sipas Rudi Vatës ardhja e vëzhguesve të UEFA-s në Tiranë tregon se edhe ata kanë sinjalizimet se futbolli shqiptar ka problem të mëdha.

“Delegacioni i UEFA-s vjen te një vend me probleme, që ka fjalë për manipulime. Këtu ankohet hajduti se duan të më vjedhin, por ata kanë integritet. Ata nuk vijnë me mendjen se Duka është anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Këta njerëz vijnë për të marrë informacionin e duhur dhe në fund bëjnë llogari për situatën. Shpresoj që të kenë ardhur me një mision serioz. Ceferin përshembull ka interes për votën e Dukës, se kështu funksion pasi i jep edhe 3 vota të tjera ku ka ndikim në rajon. Ata duhet të kuptojnë që s’munden që të tallen me djersën e njerzëve. Faktet që do mbledhin do ti analizojnë dhe duke parë peripecitë që ka futbolli në vite me rradhë dihet më pas. Shpresoj që ta kenë marrë me seriozitet, por s’janë këto shpëtimtarët e botës. Do guzojnë për t’i korruptuar, por UEFA është shumë e rëndësishme dhe do të ruajnë pozicionin neutral,”-tha Vata.

Ish-kapiteni i kombëtares u ndal më pas te fakti se Duka ka 20 vite në krye të futbollit shqiptar dhe kërkon një mandat të gjashtë.

“Jo vetëm Duka, por nga futbolli kanë përfituar shumë njerëz që skanë lidhjue me futbollin. Në botë njerëzit që kanë cv të pasur, eksperiencë, janë njerëzit që promovohen, ndërsa në Shqipëri janë bërë të famshëm dhe të pasur njerëzit me katër klasë shkollë. Duka i ka marrë gjithçka futbollit dhe i ka dhënë shumë pak, për mënyrën se si ka funksionur sistemi shqiptar. Janë bërë 2-3 stadiume, por ishte dash të bëhen me kohë. Në Hungari përshembull nuk ka vend pa stadiume moderne sepse janë angazhuar qeveria dhe federata,”-deklaroi ai.

Vata, i cili në 2010 kandidoi për president të FSHF-së, në Report TV tha se nuk do ta ndërmarrë më këtë hap, pasi ata që votojnë janë njerëz pa skrupuj.

“Atëherë kam patur shumë ambiecie, energjinë, jam futur me 100 përqindshin tim. Ajo që më ka trishtuar është sjellja e njerzëve. Në ditën e asamblesë njerëzit ishin si nëpërka. Unë kisha marrë premtimin se do merrja disa vota. Kisha bërë marrëveshja me Refik Halilin. Nëse do fitoja Refik Halili do merrte drejtimin, jo sepse halili ishte superstar, por unë isha kundër një sistemi dhe nuk e kisha mendjen te posti. Ka patur njerëz që kanë bërë be kokën e çunit, ka patur njerëz që më kanë thënë jemi një gjak, pra burra që i kisha kërkuar votën dhe në fund u zhgënjeva. Më ka zhgënjyer mashkulli që nuk mund të bënte burrin. Më dhanë premtime dhe nuk i mbajtën, duke më dhënë një lloj trishtimi.

Nuk kam më ambiacie për të kandiduar, nuk kam më dëshirë sepse kam plane të tjera. Por dëshira ime është që futbolli i vendit tim të menazhohet nga njerëz të mençëm dhe me hapa të vegjël të ndërtohet një sistem që do ti shërbejë brezave që do lindin më vonë,”-tha ish-kapiteni i Kombëtares.

Në fund Rudi Vata u ndal edhe te Sëlltiku, skuadra ku ai shkroi emrin me gërma të arta dhe tifoz është edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

“Futbolli është futboll edhe kur humb. Sëllltiku është klub i madh, por jo skuadër e madhe. Është tradicionale, ka energji të jashtëzakonshme, por ka rugë për të bërë për të arritur nivelin e Champions League. Në Skoci janë klube që kanë traditë. Presidenti është tifoz shumë i madh sepse kjo dëshirë i ka lind kur ka parë tifozët, sepse përndryshe është milanist. Kur kuptoj se si janë tifozët e Sëlltikut ka qenë e pashmangshme kimia dhe është rritur dhe adrenalina. Jam krenar që Shqipëria përmendet në Britanën e Madhe sepse tifozët e sëlltikut janë shumë të rëndësishëm në të gjithë botën,”-tha Vata.

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxxx: 18/02/2022 16:57

    O Rud vehten tende e ke treguar si ish trajner i ekipit te vllaznis shkodres qe te larguan si deshtak konkurove per president te FSHF dhe nuk more asnje vote tani je bere analist pa shkollen e duhur

    Përgjigju
  • Adrian Deda: 18/02/2022 16:19

    Gjithcka e vertet ne ato qe ke deklaru Rudi ke ken lojtar I madh, dhe nese do ishe zgjedh ateher futbolli Shqipnis do kishte fitu shum prej pervojes tane Evropiane,e ke vertetu qe servilat e Armando Dukes nuk kan dasht ne krye nje lojtar verior Shkodran dhe Evropian si puna jote.Shum rrespekte e zoti te rujt.

    Përgjigju
  • ermal: 18/02/2022 15:57

    jo more i dashur rud se nuk ja paske kuptu fillin ksaj pune (por qe duke qene se je ish futbollist merret me mend kapaciteti qe ke) fifa, uefa qeverite e futbollit pervecse nuk duan nderhyrje ne punet e tyre nga qeverite e shteteve, nuk duan gkithashtu as nderhyrje nga gjykatat e shteteve, pasi kane gjykatat e veta... me pak fjale nese ju do nderhyni duke perdorur shtetin ai boti atje lart ju paralajmeroi ne takim me KM se do ju pezulloje menjehere aktivitetin futbollistik te vendit ndaj mendohini dy here para se te merrni vendime ne kurriz te futbollit duke perdorur shtetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri