Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i një viti të ri dhe të gjithë jemi të përgatitur për të nisur me ide të reja, madje gjithçka është organizuar ashtu siç duhet që viti tjetër të nisë me sa shumë hare dhe me tavolinat plot.
Por e keni menduar ndonjëherë, si numëron e gjithë bota në mesnatë dhe pse njerëzit e festojnë Vitin e Ri pikërisht më datë 1 Janar?! Me siguri që po, por kjo është një histori mjaft e gjatë dhe daton në Mesopotaminë e lashtë. Në atë kohë Viti i Ri ishte festë 12 ditore dhe festohej rreth pranverës, ndërsa grekët e festonin këtë festë gjatë dimrit .
Gjatë epokës romake, marsi shënoi fillimin e vitit kalendarik. Por më pas, Jul Cezari kishte krijuar kalendarin Julian, në nder të Zotit të romakëve, Janusit. Jul Çezari mendoi se do të ishte i përshtatshëm që Janari, muaji emëruar sipas Janusit, të ishte dera drejt një viti të ri, dhe e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit.
Pasi Roma ra dhe Krishërimi u përhap në Europë, festimi i Vitit të Ri shihej si një rit pagan, kështu që dita e parë e vitit u shpërngul në një datë më të përshatshme për Krishtërimin. Kishte edhe shtete që vitin e ri e nisnin në muajin Mars.
Kaosi i kalendarëve vijoi edhe për shumë kohë derisa Papa Gregori VIII vendosi që t’i jepte fund këtij kaosi. Ai krijoi një kalendar të ri i cili përdorte një ditë ekstra në fund të shkurtit çdo katër vjet për të qëndruar i rregullt. Gjithashtu vendosi përfundimisht 1 janarin si ditën e parë të vitit.
Kështu që edhe në ditët e sotme data 1 Janar shënon Vitin e Ri për pjesën më të madhe të botës duke mos i llogaritur Afganistanin, Etiopinë, Iranin, Nepalin dhe Arabinë Saudite, të cilat mbështeten në konventat e tyre kalendarike.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor, 08:56
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor, 15:54
-
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
11 Dhjetor, 18:13
-
‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)
7 Dhjetor, 13:13
-
Troket atmosfera festive, mijëra vizitorë në Korçë për festivalin e ndezjes së dritave: Atmosferë përrallore (VIDEO)
7 Dhjetor, 10:01
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Spektakël ngjyrash! Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun (VIDEO)
6 Dhjetor, 17:48
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor, 18:49
-
Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert: Festimet do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit
2 Dhjetor, 15:19
-
Keni nisur përgatitjet për dhuratat e festave? Mësoni çfarë preferon secila shenjë Horoskopi
26 Nëntor, 16:35
-
Çfarë duhet të vishni për Vitin e Ri sipas shenjave të zodiakut
25 Nëntor, 10:46
-
Fluksi i udhëtarëve pas festave të fundvitit, Autoriteti Portual Durrës: Nga nesër rinisin lundrimet e dyfishta të trageteve drejt Italisë
3 Janar, 22:37