​Një projekt prej 5 milion paund i ka rikthyer edhe njëherë zyrat në të cilat u projektua Titaniku, në qytetin e Belfastit, te lavdia e një shekulli më parë.

Më shumë se 1000 anije, përshirë Titanik dhe HMS Belfast, janë projektuar në këto zyra, përpara se ato të mbylleshin në vitin 1989.

Tashmë godina ku ndodhen zyrat, është pjesë e një projekti, i cili synon që t’i shndërrojë ato në një hotel luksoz.

Projekti i restaurimit pritet të mbarojë në muajin shtator, kohë kur godina do të hap dyert e saj për vizitorët.

Titanik ishte anija më e madhe e kohë për pasagjerët, me një kosto ndërtimi në prej 7.5 milion dollarë , të barasvlershme me 300 milionë dollarë në  2017.

Anija u mbyt në udhëtimin e saj të parë, gjatë orëve të para të 15 prillit të vitit 1912, pas përplasjes me një ajsberg në ujërat e oqeanit të Atlantikut të Veriut. Trupi nën ujë i Titanik do të zbulohej për herë të parë 70 vite pas mbytjes së saj.

[gallery]22963[/gallery]

(D.T/Shqiptarja.com)