Presidenti Ilir Meta ishte sot në Lezhë në kuadër të fushatës së nisur prej tij për dhurim gjaku, por këtë ditë e ka shfrytëzuar për të shkrepur një foto me deputetin e LSI-së, Viktor Tushaj dhe kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj

Buzëqeshja e të treve është pak e pashpjegueshme nëse i rikthehemi kontekstit politik.

Sikur të mos mjaftonte fakti se Fran Frrokaj është ende nën hetim nga prokuroria për tjetërsim pronash, e shkuara mes Frrokajt dhe Tushajt nuk është aq e paqtë. 

Në vitin 2015, të dy u përballën me njëri-tjetrin në betejën për kryesimin e bashkisë Lezhë.  Meta, Tushaj dhe Partia Socialiste luftuan kundër Fran Frrokajt në një fushatë aspak të qetë ku nuk munguan incidentet, por në fund fitues qe kandidati i PD-së. 

Por tani që gjërat kanë ndryshuar dhe PD e LSI janë bashkë në koalicion, e për më shumë Ilir Meta zyrtarisht është mbi palët si president, të tre pozojnë së bashku duke harruar cka ndodhur vite më parë.