Dikur mahniti botën, sot feston 40 vjetorin në burg. Lista e gjatë e problemeve të Ronaldonho-s me ligjin

Dikur mahniti botën, sot feston 40 vjetorin në burg. Lista e gjatë e problemeve të Ronaldonho-s me ligjin

Deri vonë Ronaldinho ishte sinonim i gëzimit. Një njeri që magjepsi botën falë një talenti të jashtëzakonshëm që i dha mundësinë të bëntë shfaqje të paiamgjinueshme në futboll. Brazilliani i cili mbahet mend edhe për buzëqeshjen karakteristike gjeneroi një simpati të rallë edhe te rivalët e Real Madrid, të cilët e duartrokitën në stadiumin e tyre ku ndihmoi Barcelonën të fitonte. Një frymëzim për një gjeneratë të tërë. Ka edhe nga ata të cilët mendojnë se ai ishte edhe më i mirë se Messi, të cilit i dorëzoi stafetën.

I arrestuar me 6 mars për posedimin dhe prdorimin e pasaportave të falsifikuara në Paraguaji, ish-futbollisti festoon sot 40-vjetorin në burgun e Asuncion. Ai dhe vëllai i tij Roberto de Assis, gjithashtu ish-futbollist, janë nën hetim për arsye të ndryshme. Arrestimi i Ronaldinho-s ka zbuluar një rrjet korrupsioni në Paraguai që tashmë ka çuar në burgosjen e 15 personave të tjerë të akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash ose prodhim të dokumenteve të falsifikuara.

Që nga dita kur policia erdhi për të në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguajt, drejtësia ka refuzuar tre kërkesa për lirim me kusht ose arrest shtëpie të paraqitur nga avokatët e tij. Gjykatësi konsideron se ekziston një "rrezik i madh i largimit nga vendi" dhe se Ronaldinho duhet të qëndrojë në burg sepse "liria e tij mund të rrezikojë integritetin e hetimit".

Nëse për pjesën tjetër të botës lajmi për arrestimin e Ronaldonho-s ka qenë një surprizë e madhe, në Brazil, nuk ka qenë edhe aq shumë. Ai dhe vëllai i tij kanë qenë të përfshirë në beteja të ndryshme ligjore me vite. Në Brazilin jugor, ku familja Assis ka selinë për operacionet dhe bizneset e saj, ekzistojnë tetë padi kundër vëllezërve, përfshirë borxhet e taksave të pasurisë, përveç qirave dhe tarifave nga komunitetet e pasurive të patundshme që nuk paguajnë dhe lokalet tregtare luksoze.

Historiku. Që nga nëntori i vitit 2019, ka pasur një proces gjyqësor kundër ish-lojtarit dhe pesë personave të tjerë të kompanisë '18K Ronaldinho', i akuzuar për një mashtrim të dyshuar piramidal që premtoi fitime deri në 2% në ditë përmes investimeve në një kompani. Rreth 800 investitorë raportojnë humbje prej 65 milion eurosh. Kompania nuk kishte asnjë regjistrim në Komisionin e Titujve të Transferueshëm (CVM), i cili rregullon tregun e investimeve në Brazil.

Nuk është hera e parë që Ronaldinho është përfshirë në një mashtrim financiar. Në vitin 2014, ish-lojtari i shoqëruar me një kompani tjetër investimesh për kompaninë "Panela FC", të cilën CVM e urdhëroi të mbyllet një vit më vonë me arsyetimin se kishte parregullsi dhe paligjshmëri në sistemin e përdorur.

Ronaldinho duhej të paguante më shumë se 2 milion euro gjobë për katër padi dhe shkelje mjedisore. Ish lojtari kishte pasaportën e tij të sekuestruar dhe 57 prona të bllokuara. Gjatë procesit, Zyra e Prokurorisë ndërhyri në llogaritë e tij dhe gjeti vetëm 5 € pavarësisht se ishte në listën e lojtarëve më të pasur të futbollit në botë, me një pasuri të akumuluar prej rreth 83 milion €, sipas revistës Forbes, në 2015.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen