Dikur shiste shalqinj, sot zbeh 'mister 18 milionshin'! Ylber Ramadani: Kisha oferta nga dy klube të Serie A

Dikur shiste shalqinj, sot zbeh 'mister 18 milionshin'! Ylber Ramadani: Kisha oferta nga dy klube të Serie A

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është lideri i ri i Lecces në Serinë A të futbollit në Itali. Javën e fundit mesfushori i Kombëtares shënoi golin e parë në kampionat nga një distancë e konsiderueshme, teksa ka zbuluar disa "sekrete" për Gazzetta Dello Sport.

Numri 20 i Lecces rrëfeu se i ati donte që ai të punonte duke shitur shalqinj, që ishte një biznes familjar në Kosovë. Edhe pse ka lindur në Gjermani, familja e tij u rikthye në Kosovë, nga ku 27-vjeçari nisi ëndrrën e futbollit.

"Babai donte që unë të punoja me të duke shitur shalqinj dhe fruta në treg, por pasi më pa të luaja ndeshjen e parë më tha: shko, luaj futboll. Hapi më i rëndësishëm ishte kalimi tek Aberdeen i Skocisë, niveli atje ishte dukshëm më i lartë se në Danimarkë dhe Hungari. Falë paraqitjes atje fitova kombëtaren dhe Italinë", tha ai.

Askush nuk flet më për Morten Hjulmand, fantazistin danez të shitur në verë te Sportingu në Portugali. "Mister 18 milionëshi" është zbehur nga Ramadani, me tifozët që janë dashuruar pas shqiptarit.

Fundjavën e kaluar ai e dërgoi topin në rrjetë, pastaj e mori dhe e futi poshtë fanellës e brohoriti i gëzuar për pritjen e një tjetër fëmije. “Partnerja ime kosovare dhe unë tashmë kemi një vajzë një vjeçe e tetë muajshe, që ka lindur në Budapest”.

Më pas ai iu përgjigj edhe disa pyetjeve për Kombëtaren dhe kalimin në Itali.

"Si jeni si kombëtare?

Jemi një ekip i mirë, me 9 futbollistë që luajnë në Serie A dhe kjo sigurisht që ndihmon. Preferojmë të luajmë me skemën 4-2-3-1. Ne flasim edhe italisht me Sylvinho, siç folëm me Reja, që i parapriu. Do të donim të ishim surpriza e Europianit. Unë gjithashtu luaj me rol pak më sulmues atje. Si Asllani dhe Bajrami.

Në fundjavë do të sfidosh shokun tënd, Asllani. Çfarë prisni ndaj Interit të pandalshëm?

Interi është skuadra më e fortë e Serie A, e cila, për më tepër, po kalon një kohë të mirë. Me Kristjan në kombëtare kemi një ritual: në mëngjes e pimë gjithmonë kafen bashkë. Të shtunën do të shkëmbejmë fanellat.

Si arritët te Lecce? Më kërkonte edhe Verona, por e pashë këtë projekt, seriozitetin e klubit dhe nuk kisha asnjë dyshim të zgjidhja.

Me kë kaloni më tepër kohë në ekipin tuaj? Me Berishën që vjen nga ‘Primavera’, por të jeni të sigurt se do t’i bëjë vend vetes në ekipin e parë. Ai është një lojtar që mund të bëjë gjithçka. Si unë.

Ku doni të shkoni? E lehtë për t’u thënë, në Champions League.

Kush ju bëri përshtypje në Serie A? Kvara, Osimhen, por edhe Anguissa. Dhe Baschirotto ynë, një udhëheqës i vërtetë", tha mes të tjerash Ramadani.

Intervista e Ramadanit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës