Pëvreç problemeve të theksuara shëndetësore, 7 herë kampioni i botës në "Formula 1", Michael Schumacher, po vuan edhe krizën financiare tashmë.

Kostot e trajtimit mjekësor të Schumit kanë qenë të jashtëzakonshme, aq sa familja u detyrua të shesë automjetet dhe avionin privat të kampionit, për të mbuluar faturat spitalore, pas aksidentit të rëndë që pësoi në malet austriake në dhjetor të 2013-ës.

Sot, kur Schumacher ka dhënë shenja të dukshme shërimi, ai po braktiset nga ish hokët dhe kompanitë e dikurshme të cilave ua sillte miliona euro përfitime.

Së fundi, edhe dy kompani të tjera me të cilët Schumacher kishte kontratë sponzorizimi, e kanë refuzuar atë.

"Maquina do Esporte" është kompania e fundit që i ka thënë JO bashkëpunimit me Schumacher.

"Deutsche Vermongensberatung" është kompania e vetme që po e mbështeste Schumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po e përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po e bën në garat e shpejtësisë.

Mësohet se familja e Schumacher dhe menaxherët e tij vijojnë përpjekjet për gjetjen e sponsorëve për 7 herë kampionin e botës në "Formula 1", Michael Schumacher.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com