‘Dikush la një çantë të zezë dhe u largua me vrap’, objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik! Evakuuohet konsullata

‘Dikush la një çantë të zezë dhe u largua me vrap’, objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik! Evakuuohet konsullata

Zona e rrethuar para ambasadës ruse në Selanik

Një objekt i dyshimtë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Banorët zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të kapur personin që la çantën dhe u largua me vrap.

Forcat speciale rrethojnë zonën

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër