“Dil nga jeta jonë”, Rama-komentuesit: Mbyllja e TikTok nuk është as censurë e as çmenduri! Mos dëgjo bufin, por kontribuo që të thajmë kënetën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që e cilësonte mbylljen e TikTok një çmenduri. Rama u shpreh se mbyllja e rrjetit social është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet, derisa kompania të hartojë planin që do të mundësojë sigurinë e fëmijëve.

Më tej kryeministri shprehet se nuk duhet të dëgjojë Berishën, por të kontribuojë që të thajnë kënetën.

Komentuesi: Edhe ti pasqyrove që nuk je njeri i mirë që na mbylle TikTok dhe do na lësh pa argëtim. Stopoje këtë çmenduri se do të hysh në histori si kryeministri i censurës në rrjete sociale. Na lër rehat dhe dil nga jeta jonë.

Rama: Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme  që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë. Nuk është se e kemi mbyllur TikTok njëherë e mirë por po e mbylli. Ditë për ditë po ngushtohet. Me kompaninë po punojmë dhe po presim një plan për filtrat që do të vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin. Mos dëgjo bufin se do të hysh në histori kështu e ashtu, ai e ka kryer me histori. Le të rrotullohet nga të dojë në histori, e ka vendosur veten në një piedestal me kallama. Mos shko pas bufit se të ha. Po kontribuo që të thajmë kënetën.


Lajmi kryesor:

Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste


Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi

VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi