VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht

Deputeti socialist Erion Braçe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të në zgjedhjet e 11 Majit, emri i të cilit është në listën e hapur në Tiranë.

Në një video në rrjete sociale, teksa ka shpjegon se si duhet të votojnë për PS dhe emrin e tij, Braçe thotë se qytetarët duhet të votojnë për të si një deputet që nuk hesht dhe nuk rri kot. 

“Do të kesh një kuvend një deputet që nuk rri, nuk fle dhe nuk hesht, që nuk e do karrigen thjesht për të qenë deputet, që nuk e do të qenit deputet për ofiq, për t’u mburrur në këtë qytet, për t’u mburrur nga Rrogozhina në Shëngjergj apo nga Kamza në Krrabë. Jo! Një deputet që flet, diskuton, debaton, kundërshton, miraton, propozon dhe vendos.”, thotë Braçe. 

 


 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion Brace: 22/03/2025 16:20

    Duhet te kuptoni qe une dua ta kaloj gjithe jeten ne kurriz te tjereve. Sepse vete nuk di te bej asgje tjeter vecse te ankohem gjithe diten.

    Përgjigju
  • Meri: 22/03/2025 15:54

    Na I m'pit trut me fjalë të bukura e premtime boshe,dhe në fund asgjë për ne,shtresën e varfër.ça u bë me ne,që kemi filluar punë qē në moshën 15 vjeç,dhe nuk po i gjejmë dot vitet e punës?.Premtuat qē do t'na i njihnit me nji verterim por,ligjin nuk e miratuat,tani kēkoni prap votën ton,pēr tē ngrohur karriget edhe 4 vite të tjera.

    Përgjigju
  • titi: 22/03/2025 11:56

    aman se ti je nga ato qe vjedh duke bertitur mos na hap barkun

    Përgjigju
  • Drita: 22/03/2025 11:06

    Ç' ë thot Rama do bësh.PS e PD kan vetem 1 ,,deputet.Kryetarin.. Sju a mba prapanica ne fol ndryshe. Mos rrej.

    Përgjigju
  • Socialisti: 22/03/2025 10:26

    Mos të kandidoje këto zgjedhje do ishe ish-deputet më i nderuar. Jam 30 vjeç dhe ti ke qenë pothuajse që kur unë u linda...je shumë pozitiv, por ama mjaft është mjaft, si nuk u dorëzuat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar