Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2-0 nga Anglia në 'Wembley' të Londrës. Sfida e Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026 nuk kishte histori dhe "Tre Luanët" siguruan tri pikë.
Në konferencën zyrtare pas ndeshjes trajneri ynë Sylvinho tha se i motivoi të tijtë dhe shpresonte te barazimi, duke treguar se merr këshilla nga Arsene Wenger, ish-trajneri i tij te Arsenali.
“Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që kemi mundësi të barazojmë. Provuam edhe Brojën që bëri shumë mirë në atë pjesë. Broja ka që në 9 janar që nuk luan dhe prej 10 ditësh ishte në pankinë me Evertonin. Nuk ishte i gatshëm fizikisht për 90 minuta me ne, por ai na ndihmon qoftë 40 apo 45 minuta”, tha Sylvinho.
Trajneri më pas tregoi se komunikon me Arsen Wenger në raste të veçanta.
“E kam takuar gjatë Europianit dhe gjatë shortit të Botërorit. Kur kam ndonjëherë probleme, mund t’i marr ndonjë këshillë. Sigurisht që nuk flas çdo ditë, por kam mundësi të komunikoj me të”, tha Sylvinho për ish-trajnerin e Arsenalit dhe një nga ekspertët e fushës së trajningut.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
50%
-
Jo
44.7%
-
Jam i/e dyzuar
5.3%
Vota total: 206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katari zonë e rrezikshme pas konfliktit në Gjirin Persik, dy mundësi se ku mund të luhet 'Finalissima' mes Argjentinës dhe Spanjës
4 Mars, 16:19
-
Eduard Zaloshnja: S’janë emigrantë, Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…
4 Mars, 15:24
-
Të gjitha skuadrat janë në garë, sot luhen katër çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë! Dinamo - Tirana zhvillohet në 'Air Albania'
4 Mars, 12:27
-
GOLAT/ Liverpooli turpërohet në 'Molineux', Wolves 'e kafshon' 2-1! Evertoni tri pikë në shtëpi, Sunderlandi fiton në udhëtim
4 Mars, 12:02
-
Jasir Asani në rolin e 'superheroit', ndihmoi futbollistin e Maqedonisë së Veriut të largohej nga Irani: Tre ditë pa ngrënë, bombat fluturonin mbi kokat tona
4 Mars, 11:20
-
Disiplina/ Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias! KF Klosi përjashtohet nga kampionati
4 Mars, 09:44
-
Rodrygo këput ligamentin e kryqëzuar dhe mbyll sezonin me Real Madridin, i jep lamtumirën edhe Kupës së Botës 2026
3 Mars, 16:50
-
Shqipëria e vajzave i nis me sukses kualifikueset e Botërorit 2027, përmbys 1-2 Malin e Zi në udhëtim! Dopietë nga Megi Doçi
3 Mars, 16:23
-
Plani anti-Poloni për Kupën e Botës 2026, Sylvinho me dy risi në Kombëtare! 'I merr' tjetër futbollist Kosovës
3 Mars, 09:07
-
Premier League/ Arsenali fiton 2-1 kundër Chelseat në derbin e Londrës dhe prin renditjen, Man. United përmbys Crystal Palace! Tottenham në gjendje 'kome'
1 Mars, 17:22
-
Kategoria e Parë/ Kukësi surprizon Ilirinë në Fushë-Krujë, fitojnë Skënderbeu dhe Besa (Renditja)
1 Mars, 16:07
-
Marsi muaji i Kombëtares, të gjithë me mendjen në Varshavë për play-off-in e Kupës së Botës 2026
1 Mars, 12:48