Dilema e Presidentit/ Meta vonon Kushtetuesen, mban prej 7 ditësh kandidatët në tavolinë

Dilema e Presidentit/ Meta vonon Kushtetuesen, mban prej 7 ditësh kandidatët në tavolinë

Presidenti Ilir Meta

Ankohet prej disa muajsh për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke e përdorur në të njëjtën kohë edhe si argument kryesor për të sulmuar reformën në drejtësi, por tashmë Presidenti Ilir Meta është kthyer vetë në faktor që po vonon plotësimin e Kushtetueses. Prej shtatë ditësh, në tryezën e kreu të shtetit qëndrojnë dy lista me nga tre kandidatë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, funksionimi i të cilës tashmë është kusht për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Emrat janë dërguar në Presidencë nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, pas procedurave të gjata përzgjedhëse. Për vakancën e parë, presidenti Meta duhet të zgjedhë brenda 30 ditëve mes Arta Vorpsit, Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës. Për vakancën e dytë, kreu i shtetit duhet të zgjedhë gjithashtu mes Arta Vorpsit, Elsa Toskës e Besnik Muçit. Ndonëse lista është shoqëruar nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat, kreu i shtetit ende nuk është shprehur me dekret për plotësimin dy vendeve vakante në Kushtetuese. Mbetet për t’u parë nëse kreu i shtetit do të konsumojë afatin 30 ditor, brenda të cilit duhet të emërojë dy kandidatë për dy vende në Kushtetuese apo do të shprehet me dekret brenda këtij afati.

Nëse kreu i shtetit emëron dy kandidatë në Kushtetuese, sipas ligjit, dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Sipas nenit 7/b të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar. Por, meqenëse kreu i shtetit ka sulmuar reformën në drejtësi, me argumentin se ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pritej një reagim më i shpejtë nga Presidenti.

Bllokimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. ‘Kosës’ së trefishtë të Vetingut i ‘mbijetoi’ vetëm anëtarja Vitore Tusha, të cilës gjithsesi i ka mbaruar mandatin, ndërsa anëtarët e tjerë u shkarkuan për pasuri të paligjshme ose u vetëlarguan, duke evituar Vetingun. Kryetari Bashkim Dedja si dhe anëtarët Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo u shkarkuan nga Vetingu për pasuri të paligjshme, ndërsa Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi dhanë dorëheqjen.

Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liu: 16/10/2019 08:34

    Po ky dir kurve nuk do gjykata se e di veten se ku do shkoje ky me gjith kriminelat dhe hajdutet e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik