SAO PAULO - Dilma Rousseff e cila u zgjodh për herë të dytë si presidente në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në muajin tetor në Brazil, pas betimit filloi edhe zyrtarisht detyrën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Rousseff pas ceremonisë së betimit në një fjalim afërsisht prej 40 minutash foli për premtimet e saj që do të luftojë korrupsionin, do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe do të ndërmarrë reforma në arsim. Rousseff, në turin e dytë të votimeve u zgjodh me 51.6% të votave dhe zgjidhet për herë të dytë si presidente. Ajo ka deklaruar se është në dijeni se populli nuk është i kënaqur nga qeveria, por ajo ka theksuar se brazilianët i kanë dhënë një mesazh për ndryshim.
Rousseff, duke theksuar se në mandatin e dytë presidencial do të ketë vetëm një parim i cili është "Brazili Komb i Arsimit", ka deklaruar se përparësia e saj do të jetë përmirësimi i shkollave dhe universiteteve. Rousseff, gjithashtu ka deklaruar se: "Vetëm arsimi, çliron njerëzit dhe hap dyert për një të ardhme të prosperitetit. Unë do të përpiqem për të filluar një periudhë historike të ndryshimit në Brazil".
Në ceremoninë e betimit kanë qenë të pranishëm ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, Presidenti kilian Michelle Bachelet, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, Kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven dhe Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
/Shqiptarja.com