Dimër i acartë për 'arkitektët' e Gërdecit, pas Shkëlzenit dëshmon Luan Hoxha, gjenerali që mund të tronditë Mediun dhe familjen Berisha

Dimër i acartë për 'arkitektët' e Gërdecit, pas Shkëlzenit dëshmon Luan Hoxha, gjenerali që mund të tronditë Mediun dhe familjen Berisha

Luan Hoxha dhe Shkëlzen Berisha

Gjeneral Hoxha u tentua të bëhej kurban kur ndodhi tragjedia, pasi u mor i pandehur. Mirëpo ai u largua në SHBA dhe kërkoi azil gjë që u pranua. Para se të largohej, Luan Hoxha takoi ambasadorin amerikan të asaj kohe John Withers, ku rrëfeu implikimin e Shkëlzen Berishës dhe Mediut në tragjedi...

Dhjetori dhe janari do të jenë muaj të acartë për Fatmir Mediun dhe familjen e Sali Berishës. Lista e dëshmitarëve të Gërdecit po shkon drejt fundit dhe duket se procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes ka hyrë në një fazë mjaft delikate.

Pak ditë më parë u bë e ditur se më 7 dhjetor do të dëshmojë Anjola Agolli, e cila është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi. Ajo pritet të pyetet për faksin e famshëm “për Shkëlzenin”. Zonja në fjalë është marrë në pyetje kur u hetua tragjedia vite më parë dhe do shihet nëse do i qëndrojë asaj dëshmie. Një javë më pas do të dëshmojë vetë Shkëlzen Berisha, i cili do të pyetet për faksin në fjalë dhe për disa tabulate telefonike me Fatmir Mediun.

Por personazhi më i rëndësishëm i listës së dëshmitarëve nuk është asnjë nga emrat më sipër, pasi ai është gjenerali Luan Hoxha. Ai mban numrin rendor 54 dhe para tij janë Ylli Pinari, Shkëlzen Berisha, Aldo Bumçi dhe Anjola Agolli. Pra do të thotë se pas Shkëlzenit është radha e tij dhe Ylli Pinarit.

Duke qenë se gjykatat do të marrin pushimet e Vitit të Ri, sipas informacioneve, me shumë gjasë dëshmia e Luan Hoxhës do të shtyhet për në muajin janar, kjo dhe për faktin se ai nuk ndodhet në territorin shqiptar. Luan Hoxha ka fituar azil në SHBA dhe mbetet të shihet si do të realizohet seanca dëgjimore.

Por pse Luan Hoxha ka kaq shumë rëndësi për procesin?

Gjeneral Hoxha u tentua të bëhej kurban kur ndodhi tragjedia, pasi u mor i pandehur. Mirëpo ai u largua në SHBA dhe kërkoi azil gjë që u pranua. Para se të largohej, Luan Hoxha takoi ambasadorin amerikan të asaj kohe John Withers, ku rrëfeu implikimin e Shkëlzen Berishës dhe Mediut në tragjedi. Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar çdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën.

Ndërkohë mësohet se pasi iku në SHBA, ai u kthye në të penduar. Mësohet se atje ai ka rrëfyer të gjitha bëmat e familjes Berisha sa i takon Gërdecit dhe zërat flasin se dëshmia e tij është një prej elementeve kyç që bindin amerikanët të shpallin Berishën dhe Familjen e tij “Non grata”.

Sot falë teknologjisë, mund të mundësohet që ai të flasë virtualisht. Dëshmia e tij ka rëndësi dhe për dosjen e dytë të Gërdecit, atë ku po hetohet Shkëlzen Berisha. SPAK po heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe dëshmia e tij është thelbësore. Por po ashtu ai fundos dhe Fatmir Mediun. Në kabllogramin më poshtë mund të shihni se gjenerali shprehet se personi që u mor me demontimin është vetë Mediu.

Kabllogrami i plotë i ambasadës amerikane

Klasifikuar nga: Ambasador John l. Withers

1. (C) Këmbëngulja dhe entuziazmi i ngjarjeve të fundit politike, nga kalimi i ndryshimeve të diskutueshme kushtetuese në mesin e prillit deri në votimin e 16 qershorit të pesë kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, ka pak kuptim në sipërfaqe. Thashethemet rrotullohen rreth kryeqytetit se çfarë mund të jetë kjo, por zyrtarët e rangut më të lartë, duke përfshirë kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe presidentin Topi i shmangen spekulimeve të tilla, duke u përqendruar në luftën politike në fjalë. Në këtë klimë gjithnjë e më të ndezur politike, ish-shefi i Mbrojtjes, Luan Hoxha, kërkoi ambasadorin për të diskutuar shkarkimin e tij të fundit, bashkëpunimin e tij me Prokurorin e Përgjithshëm dhe pikëpamjen e tij për faktet për Gërdecin.

2. Në një takim të 17 qershorit që kishte kërkuar me ambasadorin, shefi i Shtabit i shkarkuar së fundmi Luan Hoxha shpalosi anën e tij të historisë në lidhje me shpërthimin e Gërdecit të 15 marsit.

Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një "djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurt që të fliste.

Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (Shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion).

Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.

Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…” /Pamfleti

Dëshmitarët e mbetur

...

50. Anjola Agolli

51. Aldo Bumci

52. Shkëlzen Berisha

53. Ylli Pinari

54. Luan Hoxha

55. Armand Tartari

56. Ndue Marku

57. Jorgo Mino

58. Fatbardh Kuçi

59. Gëzim Oshafi

60. Denis Hajdari

61. Agim Babameto

62. Shkëlzen Madani

63. Rezart Tërshana

64. Besnik Dauti

65. Dashnor Çaushi

66. Fari Toska

67. Zenun Fero

68. Hilmi Laçaj

69. Sokol Ngjeçi

70. Mihal Delijorgji

71. Dritan Minxolli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lasgushi: 11/12/2023 08:53

    Ore,po Viktor Gumin që është kyçi që zgjidh këtë ngjatje e që ka formualuar të gjitha ligjet kriminale që lidhen me Gërdecin e që ka hartuar edhe fax. për shkëlzen berishën pse nuk e thëresin.SPAK u do ta zgjidhe apo do të shpëtojë Shkëlzenin dhd Saliun.

    Përgjigju
  • Jari N: 06/12/2023 08:58

    Po thirreni dëshmimtar edhe Kadri SULA, ish Komandant i Brigadës Logjistike, Drini Nikolla ish Komandanti i Policisë Ushtarake, Liman Alku ish Shefi i Krimeve të Policisë Ushtarake.

    Përgjigju
  • sik: 05/12/2023 22:08

    Gjenerali duhet te betohet dhe deshmoje live online. Nuk duhet ti kerkohet te kthehet ne Tirane pasi i kercenohet jeta.

    Përgjigju
  • Safet Bizhga: 05/12/2023 19:03

    Pse nuk pyeten hetuesit që kanë bërë veprimet e para apo që kanë shkuar tek shpia e Mediut dhe ai i ka kërcënuar dhe i ka përzënë si me qënë lypsarë.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASRIOTI: 05/12/2023 14:47

    -Gjenerali të flas sezbën,duke e dëgjuar populli,në gjyq të hapur. -Si ka mundësi që nuk thirret si dëshmitar Sali Berisha kur ka FIRMOSUR VKM.!?Pasi Sb ka deklaruar në TV KLAN se.."..Un si KM kam firmosur për Gërdecin dhe..nuk mund të lejoja kërkënd që dilte mbi mua.."TË hapet arkiva e TV KLAN..! Kjo është deklarata si e 21 janarit 2011 kur urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve dhe se do të vriste 30,300..edhe Edi Ramën..!

    Përgjigju
    • Populli: 05/12/2023 18:32

      Po si mund ta thërrasin Berishën,kur ai ka disa herë që nuk paraqitet në SPAK për aferën "Partizani"dhe ata nuk veprojnë ashtu siç kanë vepruar me të tjerë,që ose i marrin forcërisht ose i japin dënim më të rëndë. Kjo tregon që SPAK dhe pse ka mbështetjen e SHBA dhe BE për të vepruar, ka frikë nga bisha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës