Dimri 2 i pandemisë: Mbi lirinë, përgjegjësinë, mirësjelljen e qetësinë

Dimri 2 i pandemisë: Mbi lirinë, përgjegjësinë, mirësjelljen e qetësinë

Sulme ndaj politikanëve që bëjnë thirrje për vaksinim, nervozizëm kudo. Po e humbasim arsyen në vitin e dytë të pandemisë? E pse nuk dëgjohet zëri i të arsyeshmëve? Reflektim mbi një vit turbulent nga Jens Thurau.

Dy vëzhgime nga një vit që na bëri të ngremë dyshime mbi arsyen tonë e të të tjerëve.

I pari: Në radhë para një qendre testimi. Unë, (i vaksinuar) pas një burri të zemëruar (sipas vetë atij i pavaksinuar) dhe bashkëshortes së tij. Prej tij dëgjohen copëza fjalish si nga një film i keq. Bëhet fjalë për diktatoren, Angela Merkel, për lirinë, efektet anësore të vaksinave, për të cilat heshtet, (nga kush nuk thuhet). Gruaja e tij shikon radhën ndërkohë dhe verifikon reagimet. “Por këtë nuk të lejohet ta thuash”, përsërit ajo herë pa here, megjithëse askush tjetër nuk flet veç bashkëshortit të saj. Në radhë disa shohin të vënë në siklet, disa të tjerë tundin kokën me miratim. Një atmosferë shenjtërie serioze, sikur të bëhet fjalë për luftën e paqen dhe jo luftimin e pandemisë.

Vëzhgimi i dytë: Dy femra shofere grinden për një vendparkimi. Gratë zbresin nga makinat dhe fyjnë rëndë njëra-tjetrën, gati për t’u kacafytur. Njerëzit që e shohin këtë vazhdojnë udhën e tyre pa e vrarë mendjen. Duket se janë mësuar me skena të tilla. Mirëserdhët në Gjermaninë e viteve 20-të.

Liria ime si vlerë absolute

Çfarë kanë të bëjnë këto me njëra-tjetrën? Ndryshe: A janë të vaksinuara gratë që grinden për vendparkimin apo është burri në radhën e qendrës së testimit një shofer i pasjellshëm? Sido që të jetë, të dyja rastet janë shprehje e të njëjtit qëndrim: Unë jam këtu, kam një problem, dhe të tjerët nuk kanë të drejtë as të më kundërshtojnë. Unë jam i gatshëm ta arrij me sforco e me egoizëm atë që dua. Në çdo kohë. Liria ime është një vlerë absolute. Detyrimet vijnë më së shumti nga shteti dhe janë të paturpshme, më kufizojnë- Shteti, më së pari, përbëhet nga politikanë të korruptuar dhe burokraci.

Kështu nuk mendojnë të gjithë gjermanët, e di. Por gjithnjë e më shumë. Dhe shumica hesht, sepse neveritet nga mënyra se si zhvillohet grindja. A nuk flet më me B. Bërtitet, dyshohet dhe akuzohet. Në të vërtetë njerëzve kjo nuk u pëlqen. Më poshtë po përpiqem të jap tre shpjegime, e sigurisht nuk merr fund këtu lista.

Ekonomia dhe bota e punës

Prej vitesh njerëzit edhe në Gjermani jetojnë në një turbo-kapitalizëm të pafrenuar global dhe nuk e kanë të lehtë me digjitalizimin krahasuar me vendet më të vogla. Shumë njerëz ndjehen thjesht të mbingarkuar dhe reagojnë në përditshmëri me nervozizëm. Shtetin me kornizën e tij zbutëse në rastin më të mirë dhe rrjetet sociale të tij shumë vetë i shohin si të pafuqishme. Kur ka pasur vërtet një reformë të vërtetë pensionesh dhe tatimesh? Ne ecim aq sa shohim përpara por me shpejtësi.

Vetëm dy herë në dekadat e fundit të dyja partitë që kanë ofruar në Gjermani deri më tani kancelarët kanë kryer reforma të vërteta apo kanë bërë ndryshime. Në fillim të mijëvjeçarit, kur Gerhard Schröder i SPD-së me axhendën e tij sociale e të tregut të punës, më pas në vitin 2015 kancelarja Merkel me pranimin e qindra mijëra refugjatëve. Në të dyja rastet të dyja partitë humbën zgjedhës. Zelli për reforma në politikë kuptohet që është i kufizuar.

Liri dhe përgjegjësi, të drejta e detyrime

“Diçka si shoqëria nuk ekziston”, ka thënë para shumë vitesh ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher. Që do të thotë: Ka vetëm subjekte veprues të veçuar, gjithkush përpiqet të sigurojë më të mirën për vete. Kjo ka qenë për një kohë të gjatë deviza në shumë vende, edhe në Gjermani. Sot del si fatale, që të dyja partitë e mëdha, socialdemokratët e kristiandemokratët nuk i kanë vendosur një gjë si kundërpeshë kësaj. Edhe tek ata majtas qendrës, tek Të Gjelbrit në vitet e fillimit të tyre flitej shumë për zhvillimin personal, çlirimin nga diktatet shoqërore, dhe pak për unitet, besueshmëri, detyrime. Kjo tingëllonte filistine apo jo?

Por tani kemi probleme emergjente globale, që mund të zgjidhen vetëm me veprimin e shoqërive në unitet: pandemia, klima. Që do të thotë liri me përgjegjësi, pra tek të drejtat bëjnë pjesë edhe detyrimet, por këto nuk mund të na rikthehen tani kaq shpejt.

Premtimi i pambajtur për mirëqenie

Për dekada në perëndim e më vonë edhe në lindje sundonte narrativi: Fëmijët e tu në këtë vend do ta kenë më mirë se ti, mjafton të përpiqen. Për një kohë të gjatë kjo funksionoi dhe kishte një forcë të madhe tërheqëse. Sot pamja është më e diferencuar. Shtresa e mesme në masë të madhe e ka humbur besimin, se kjo vlen ende. Në skajet shoqërore ky narrativ ndërkohë është deformuar. Aty ka zënë vend ekstremizmi. Edhe këtu gjen agresivitet, nervozizëm, të ndezura nga media të caktuara sociale.

Por në vitin 2021 kanë ndodhur edhe gjëra që të japin shpresë. Pas katastrofës së përmbytjes në verë në perëndimin gjerman, gatishmëria për të dhuruar tek gjermanët ishte prekëse. Të punësuarit në klinika, qendrat e të moshuarve, zjarrfikësit dhe policia po bëjnë të pamundurën në kohën e pandemisë. Një shumicë e konsiderueshme i ndjek madje masat edhe kaotike të politikës, shpesh edhe konfuze, e megjithë britmën e madhe të një pakice. Ndoshta pas pandemisë, (kurdo që të marrë fund ajo) do t’i shohim me sy tjetër këto arritje dhe do të krijojmë më shumë unitet si shoqëri.DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi