Presidenti francez, Emanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energjinë elektrike. Dimri nuk do të jetë i lehtë për t’u përballur nisur nga situata aktuale energjitike dhe do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji të qytetarëve. Është ky paralajmërimi i presidentit francez Emanuel Macron. Ai u ka bërë thirrje francezëve se nëse kjo ndodh nuk duhet të tremben. Në një intervistë me rrjetin televiziv TF1 kreu i shtetit ka bërë të ditur se është normale që qeveria të përgatitet pasi nganjëherë ndodh dhe e paimagjinueshmja. Ai u kërkoi francezëve të të kursejnë energjinë elektrike. “Nëse të gjithë bëjnë kujdes, kam besim se me punonjësit e kompanisë elektrike do ta kalojmë këtë periudhë. Kjo varet nga ne, nuk është për panik, por për përgjegjësi” ka bërë të ditur presidenti Macron.
Komento
Po,po,po çpaska thene Macroni....te mjeret shqiptare çdo heqin nga edvin ynë nga sot e tutje.....duke marre si shembull per zbatim "heroizmin e Komunes Parisit".
Përgjigju