‘Dinamo City’ në Durrës, ikona e klubit Andrea Marko: Zhvendosja nga Tirana s’është problem, Superliga me ‘play-of’ manipulohet

Emër i ri, logo e re, sponsor të shtuar dhe klub vartës i Manchester City-t. Këto janë disa nga ndryshimet themelore për Dinamon e re në Superligë, që këtë sezon do drejtohet nga trajneri italian me shumë eksperiencë Luigi di Biagio. Mirëpo ka edhe nga ata që i shohin me skepticizëm këto ndryshime, ndërsa këtu nuk bën pjesë ish ikona e klubit Andrea Marko.

“Rëndësi ka që Dinamo të bëhet një ekip cilësor. Të bëhet një ekip që të përfaqësojë denjësisht ngjyrat e saj dhe realitetin e futbollit shqiptar,”-u shpreh Andrea Marko, ish-futbollist i Dinamos.

Megjithatë emri Dinamo City nuk është befasia më e madhe, por fakti se ‘nëndetësja’ po mendon të zhvendoset në Durrës, atje ku pritet të ndërtojë dhe stadiumin e ri.

“Durrësi mund të bëhet një qytet motropol që mund të zhvillohet shumë mirë dhe investimet të jetë kolosale, në përmase jashtëzakonisht të mëdha. I bashkëngjitet edhe klubi i Dinamos për ta interpretuar ndryshe qytetin e Durrësit,”-tha Andrea Marko, ish-futbollist i Dinamos.

Superliga, ku bën pjesë edhe Dinamo, këtë sezon për herë të parë pas 36 javësh do ketë edhe një fazë ‘play-off’ ku katër skuadrat e renditura të para do garojnë mes tyre për të shpallur fituesin me pikë të zeruara. Një skemë që kundërshtohet nga Andrea Marko.

“Nuk kemi nevojë të marrim shembull kampionatin belg dhe të zerojmë pikët. Aq më tepër se me këtë skemë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për marrdhëniet që do kenë skuadrat me njëra-tjetrën sepse mund ti hapin rrugën. Mund të ketë ndeshje të dyshimta,”-deklaroi Andrea Marko, ish-futbollist i Dinamos.

Ndryshe nga çfarë ishte përcaktuar më herët, Superliga nuk do të nisë me 19, por me 26 gusht.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 15/08/2023 09:06

    Kur shiti stadiumin kombetar ai me gjithe hajdutin tjeter Arben Dervishaj qe sot eshte ne burg, duke i hequr edhe emrin Qemal Stafa dhe duke e quajtur Air Albania, ate nuk e ka gje fare. Nje gje ta dini, sa te jete i pazevendesueshmi Armando Duka ne krye te FSHF. do te degjoni gjera te paparashikueshme.

    Përgjigju
  • Iris: 11/08/2023 02:53

    Dinamoja e ka vendin vetem ne Tirane.Mos valle ja kane vene syrin per ndonje grup kullash te reja sic vepruan me Partizanin?? Nga nje matrapaz si Duka mund te presesh cdo gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë