Dinamo e sheikëve nis nga trajneri, projektohet ish-i i Italisë

Dinamo e sheikëve nis nga trajneri, projektohet ish-i i Italisë

Tare dhe Di Biagio duke ndjekur Dinamon

Dinamo është gati për revolucionin e madh në futbollin shqiptar. Siç njoftoi dje Report TV, klubi me presidentin Ardian Bardhi do kenë bashkëpunim me Manchester City-n dhe do shtohen sponsorët, teksa ekipi do zhvendoset në Durrës, aty ku do ketë një pronë të vetën për ta zhvilluar.

Veç saj, Igli Tare do jetë pjesë e projektit për të modernizuar klubin. Në miqësoren e dy ditëve më parë në Korçë, barazuar 1-1 me Skënderbeun, ish-trajneri i Italisë U-21 Luigi di Biago ishte krah Tares duke mbajtur shënime. Të dy shokë fushe te Brescia, duket se Tare ka projektuar di Biagon për rolin e drejtorit sportiv, pse jo edhe të trajnerit.

Di Biagio ka qenë trajner i Italisë U-21 dhe së fundmi ka drejtuar SPAL-in deri në 2021. Ai ishte ndër emrat e përfolur edhe për stolin e Kombëtares kuqezi, teksa u pa të mbante shënime me detaje për lojën e Dinamos në miqësore. Nëse Dritan Mehmeti do vijojë të jetë pjesë e Bluve, kjo pritet të shihet pasi te Dinamo është duke "u gatuar" një ndryshim i madh, kjo duke nisur që nga emri "Dinamo City".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan