Dinamo fiton në tokën italiane, Di Biagio shijon suksesin e parë në stol

Dinamo fiton në tokën italiane, Di Biagio shijon suksesin e parë në stol

Festa e Dinamos pas golit

Dinamo fitoi 1-0 me Riminin në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin "Valentino Mazzola" në Siçili, aty ku Blutë janë në fazën përgatitore në tokën italiane. Një gol i Kaçorrit në minutën e 11-të të ndeshjes  vendosi 90 minutat, me trajnerin Luigi Di Biagio që shijon kështu suksesin e parë në krye të Dinamos, kundër një ekipi të Serie C në Itali.

Kjo ishte përballja e dytë e Dinamos në Itali, teksa në ndeshjen e parë u mundën 2-0 nga Modena, skuadër që luan në Serie B. Tanimë Blutë do kthehen në Shqipëri, për të vijuar me përgatitjet në prag të sezonit të ri që nis në 26 gusht.

Djemtë e Di Biagios e nisin rrugëtimin kundër Tiranës në derbi. Kujtojmë se te Dinamo janë duke u bërë ndryshime të mëdha, me ekipin që do quhet Dinamo City dhe do ketë sponsorë të rinj, pas një bashkëpunimi me Manchester City-n.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni nga Tirona: 13/08/2023 12:08

    Ndeshja me Riminin , eshte zhvilluar ne Sant'Arcangelo di Romagna RN. Jo Siçili

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë