Laçi i Mirel Josës është rikthyer te fitoret në Superligë dhe këtë e ka bërë duke masakruar me rezultatin 5-0 Dinamon. Në Kurbin realizoi fillimisht Guido dhe më pas në pjesën e dytë një autogol, Shehu, Lushkja dhe Guindo sërish vulosën rezultatin përfundimtar.
Dinamo e Shkëmbit sapo ishte kthyer te fitoret, ndërsa kjo është humbja e tretë në 11 javë kampionat me rezultat turpërues. Pas Laçit, Teutës dhe Egnatias nuk është çudi që nëndetësja të jetë ekipi i radhës që shkarkon trajnerin.
Komento