Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar kërkesën e klubit Dinamo për ndryshimin e orarit të ndeshjes ndaj FK Vorës. Sfida, e programuar fillimisht më 23 gusht në orën 18:30, do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 21:00.
Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë të dielën për raundin e parë në sezonin e ri të Superligës. Dinamo luan sot kundër Pafos në Conference League dhe FSHF është bindur që t'i japë disa orë më shumë 'Bluve' në përgatitje të duelit kundër Vorës pas vetëm tre ditësh.
Superliga, sezoni 2026-27, raundi i parë:
E premte, 21 gusht 2026
21:00 Vllaznia - Skënderbeu
E shtunë, 22 gusht 2026 - 16:00
Laçi - AF Elbasani
Partizani - Teuta
E diel, 23 gusht 2026 - 21:00
Dinamo - Vora
Egnatia - Tirana








Komente
Komento