Sezonin e ri Dinamo do jetë sërish pjesë e Superligës në futbollin shqiptar. Drejtuesit e Bluve kanë vendosur që një pjesë e fazës përgatitore të zhvillohet në Itali, me "Nëndetësen" që do luajë edhe tre miqësore.
Mësohet se në datat 3 dhe 7 gusht, trajneri Dritan Mehmeti do ketë mundësinë të shohë të tijtë në testet miqësore kundër Modenës dhe Veronës. Veç tyre, Dinamo po negocion edhe një miqësore të tretë, që do jetë kundër Sassuolos ose Cagliarit.
Kështu, Dinamo është duke 'ndezur motorët' për sezonin e ri. Veç emrave si Marku, Hoxha apo Kaçori, te Blutë janë drejt zyrtarizimit edhe të Behiratche, Kapllanit, Lorran apo edhe Salit në portë.