Dinamo ngjitet në Superligë me teatër, 'Blutë' i hapin portën Lushnjës (VIDEO)

Dinamo ngjitet në Superligë me teatër, 'Blutë' i hapin portën Lushnjës (VIDEO)

Dinamo pas golit të shënuar në Lushnjë

Kategoria e Parë zhvilloi dje javën e 24-t, nga e cila edhe matematikisht Skënderbeu dhe Dinamo morën një biletë për të luajtur në Superligë sezonin që vjen. Në stadiumin "Roza Haxhiu" në Lushnjë, vendasit fituan 2-1 me Dinamon, me golin e tri pikëve që u shënua në minutën e 89-të.

Mikel Canka duket se nuk e ka pasur të vështirë përballë portierit Crosta. I gjithë aksioni duket se ka qenë një teatër në fushë, me mbrojtjen dinamovite që duket se e kishte ndarë mendjen për të pësuar gol.

Mbrojtës jo aktiv, vendosje e dyshimtë dhe një gol më shumë se i lehtë, të lënë të dyshosh se Dinamo bëri 'dhuratën' e fundit përpara se të luajë në Superligë sezonin që vjen.

E pabesueshme shfaqja në "Roza Haxhiu", teksa një ekip që sezonin e ri do luajë në Superligë dhe pretendon Europën, bën shfaqje të tilla të shëmtuara, duke lënë shije të hidhur te tifzoët. Pikët për "Lagunarët" ishin më shumë se të rëndësishme, me Lushnjën që kërkon mbijetesën në dy javët e mbetura. Kështu, duke i haour portën Lushnjës, te Dinamo kompromentuan garën e skuadrave të tjera që ende janë në garë për objektivat sezonalë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?