Dinamo sezonin e ardhshëm do të vijë me surprizë në Superligë. Klubi që u rikthye pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar ka prezantuar ditën e sotme logon e re. Me këtë risi Dinamo nis kështu një udhëtim të ri ku pretendon të ngjitet në lartësinë e emrit të saj, pasi ‘nëndetësja’ është 18 herë kampione e vendit.
“Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj.
Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.
Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.
Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!”-shkruhet në faqen e klubit të Dinamos.