Dinastia e Baroneve Sina...nga
Voskopoja e ndikimi i tyre në Vjenë

Dinastia e Baroneve Sina...nga<br />Voskopoja e ndikimi i tyre në Vjenë
Ndërsa së bashku me ish presidentin Alfred Moisiu po vizitonim bustin e Aleksandër Moisiut të vendosur në Vjenë, vërejta që rrugica Moissigasse (ku ndodhej busti, vepër e skulptorit të talentuar durrsak Qemal Kërtusha), kryqëzohej me rrugicën Sinagasse. Emri Sina ishte i njohur për mua pasi miku im Gaqo Qyfeku, gjatë një takimi në Tiranë, më kishte treguar për disa familje të emigruara nga Voskopoja, të cilat ishin shumë të njohura në Austri, nder to edhe familja SINA.

Menjëherë mendova se nuk ka qënë e rastësishme që zyrtarët e bashkisë së Vjenës i kanë vendosur këto dy emra së bashku. Idea e tyre është historikisht dhe gjeografikisht funksionale, pasi të dy këto figura (Moisi dhe Sina) kanë lidhje me Shqiperinë.

Me qëllimin e evidentimit dhe të ndriçimit të figurave të rëndësishme me origjinë nga trevat shqiptare, që patën aktivitet në Austri / Vjenë, të cilët ishin të njohur në mbarë botën e përparuar dhe atë shqiptare si:  Karl Gega, Aleksander Moisiu, Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Federik Shiroka...etj, dëshiroj të sjell për lexuesin shqiptar informacione mbi prejardhjen dhe aktivitetin e një ndër familjeve më të famëshme në gjiron finaciare, tregtare e industriale në Austri, të familjes SINA.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg