"Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare" e kuruar nga Kim Knoppers, është ekspozita e çelur në Muzeun Marubi në Shkodër. Pas ekspozimit në Muzeun e Fotografisë FOAM, në Amsterdam, fotografitë e përzgjedhura nga arkiva e 100 viteve (1856- 1959), qëndrojnë hapur për artdashësit vendas.
“100 vite të fotografisë, vjen si një nëntitull historik. Herë pas here ne duhet që të rikthejmë vëmendjen tek arkivi, duke i dhënë mundësinë edhe publikut vendas, që të shikojë një ekspozitë që nuk e ka parë më para” tha Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Marubi.
Ekspozita shoqërohet më një përshkrim të kësaj tradite të rapsodëve të dritës, rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, kur italiani Pjetër Marubi mbërrin në Shkodër. Në këtë vend ai nis që të shpreh fotografitë e parë, duke përdorur metodën e pllakës së metaltë.
Koleksioni i jashtëzakonshëm i Marubëve me 500 000 (150.000 në këtë koleksion) mijë negativë konsiderohet nga historianët e fotografisë me rëndësi të madhe historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike gjithashtu edhe artistike.
Këtë pasion për fotografinë, pas vdekjes së Pjetërit, e trashëgoi asistenti i tij Keli. Ai mori edhe mbiemrin tij, si një nderim ndaj Marubit, mjeshtëritë të fotografisë, duke e trashëguar më pas edhe tek i biri Gegë Marubi.
Ekspozita do të qëndrojë çelur në Muzen Marubi deri në datë 2 qershor.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqet e komunizmit, çelet ekspozita e rrallë në Shkodër! 150 fotot e të dënuarve tek muzeu ‘Marubi’: Nga imazhet e Musine Kokalarit, te Anton Harapi
30 Dhjetor 2023, 17:35
-
Shkolla e fotografisë italo-shqiptare së shpejti në Shkodër! Marrëveshje mes ‘Marubit’ dhe fondacionit italian
13 Tetor 2023, 13:24
-
‘Rikthim në traditë’, ekspozohen veshjet popullore shqiptare në Shkodër! Trashëgimia përmes narrativës kostumografike
9 Gusht 2023, 16:22
-
‘U mahnita nga bukuria’, The Guardian: Muzeu Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’, një prej galerive më mbresëlënëse të Evropës
11 Tetor 2022, 09:45
-
Veliaj në festivalin 'Marubi' kushtuar Ukrainës: Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta
25 Shtator 2022, 14:54
-
Historia e Fotografisë Shqiptare në 150 vite, studiuesi: Nga shkrepjet e para tek imazhet e dy Luftërave Botërore dhe fotot e diktatorëve
2 Korrik 2022, 18:18
-
'Marubit', i dhurohen rreth 20 mijë negativë të Safetit e Gjylzades, i biri dhe nipi Namik Dokle rrëfejnë historinë e rrallë të çiftit që jetoi me pasionin për fotografinë
13 Maj 2022, 19:11
-
Shkodër, improvizohet laboratori i punës së Kel Marubit, shfaqen për publikun aparatet autentike të Marubëve
28 Mars 2022, 07:56
-
ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër
17 Korrik 2021, 19:45
-
500 mijë negativë të Fototekës ‘Marubi’ drejt UNESCO-s, Bedeni: S’kemi asnjë dyshim, dosja do të pranohet!
26 Mars 2021, 16:24
-
‘Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve’, 41 filma në Festivalin e të Drejtave të Njeriut (VIDEO)
15 Shtator 2020, 15:28
-
Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin tek “Marubi”, kineasti: Në fokus dhuna ndaj grave dhe fëmijëve!
11 Shtator 2020, 17:02
Expozite interesante!
Përgjigju