Dino Asanaj u vetëvra?

Dino Asanaj u vetëvra?
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë konstaton autopsinë, Dino Asanaj është vetëvrarë.
Koha Ditore bazuar në burimet e ekspertëve, tregojnë që në trupin e të ndjerit ka pasur një therje fatale me thikë në zemër dhe në mushkëri, ndërsa në pjesën e fytit ka pasur disa prerje të lehta.

Arsim Gërxhaliu nga Forensic, i cili ka marrë pjesë në autopsi, ka thënë se rezultati është ky dhe i saktë dhe se përvojat tregojnë se ka raste kur njeriu ka therur veten deri në dymbëdhjetë herë. Në autopsi merret vesh se kanë marrë pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në trupin e Asanajt janë gjetur 11 plagë, 9 në gjoks dhe 2 në fyt. Të gjitha të shkaktuara nga një mjet i preftë, që dyshohet të jetë thikë.
“Fatale ka qenë goditja në gjoks, afër zemrës”, ka shtuar Gërxhaliu.
Po ashtu ka dyshime se arsye që çoi në vetëvrasje kryetarin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, janë shantazhet që kishin të bënin me punën e tij dhe se i ndjeri kishte lënë një letër që shpjegonte arsyet e vetëvrasjes.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza