Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu hapi zyrtarisht kampionatin rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane.

Në këtë kampionat marrin pjesë 9 ekipe (seli diplomatike) në rajon duke filluar nga nga Tirana, Beogradi, Sofia, Prishtina, Ljubjana, Shkupi, Podgorica, Selaniku dhe Bratisllava. Kampionati këtë vit po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Arvizu pas fjalës së tij për hapjen e kampionatit prezantoi edhe ekipet që do të garojnë.

Tirana përfaqësohet me dy ekipe, A dhe B.

Ky është viti i shtatë që misionet diplomatike në rajon zhvillojnë një turne të këtij lloji për të mbështetur inisiativat sportive në vendet ku ata punojnë prej vitesh.

Gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në datën 26 Maj.


(d.b/shqiptarja.com)