Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Xhelal Mziu

Cirku i deputetëve të Berishës për tu futur në listat e sigurta nuk njeh kufi. Pas k'cimit alla Unesko të Gjekmarkajt apo ndrojtjes së kontrolluar të Jorida Tabakut, ka të tjerë që sjellin ide të reja. Xhelal Mziu për shembull ka shpikur Tag-un. Duke i bërë tag Donald Trumpit në rrjetet sociale do t'i tregojë Berishës se e ka merituar futjen në lista.

Pas fitores së Trump, deputetët e PD me në krye Berishën i cili është i pandehur për aferën “Partizani”, ëndërrojnë se një rikthim historik do të ketë dhe kreu i partisë së tyre.

Deputetët kanë organizuar dhe një darkë festive për festat e fundvitit, ku pasi Berisha i rreshtoi dhe i vendosi të kërcejnë me këngën dedikuar atij, ata kanë pozuar dhe së bashku në foto. 

Kjo foto është shpërndarë dhe në rrjete sociale, ndërsa Xhelal Mziu ka etiketuar Sali Berishën dhe Donald Trump.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës

Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës