/ATSH-Gjergji Mima/-Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo është takuar me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Kroacisë, Milorad Pupovac. Në takim mori pjesë edhe diplomati Ilir Qorri. Pupovac i përket minoritetit serb në Kroaci dhe është njëkohësisht President i Këshillit Kombëtar Serb.
Ambasadori Melo theksoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. "Kjo është vënë në dukje edhe gjatë takimit që patëm me Kryetarin e Parlamentit kroat. Diplomacia parlamentare luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve", tha ai.
Pupovac i parashtroi ambasadorit se do të bëjmë ç'është e mundur që të kemi marrëdhënie sa më të mira dhe të suksesshme edhe në të ardhmen. Kroacia e konsideron Shqipërinë një vend me rol të rëndësishëm në rajonin e Evropës Juglindore. Gjithashtu, Shqipëria ka rol edhe në procesin e pajtimit në rajonin tonë, si edhe për gjithë bashkëpunimin rajonal. Përveç këtyre, Shqipëria ka një pozicion strategjik edhe sa i përket zhvillimeve ekonomike në rajon, ku rol ka energjia, industria, turizmi dhe kapacitetet turistike, etj.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo është takuar me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Kroacisë, Milorad Pupovac
Melo vuri në dukje rëndësinë që ka gjithëpërfshirja në rajonin tonë, pasi në rast të kundërt nuk do të jetë vetëm vendi apo vendet e përjashtuara që do të humbasin, por gjithë rajoni si një i tërë. E ardhmja duhet të na bashkojë, dhe BE, NATO apo ekonomia janë mjetet e mundshme për këtë. Kroacia duhet të luajë një rol kyç për të ardhmen e rajonit, pasi ajo është pjesë e këtyre organizmave. Shqipëria është duke ndjekur shembullin kroat për afrimin e saj me Brukselin.
Pupovac theksoi dëshirën për të pasur takime ndërmjet Komisioneve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë dhe Kroacisë në të ardhmen e afërt.
/Shqiptarja.com