Diplomatët në Tiranë
vrapojnë për jetimët

Diplomatë dhe nëpunës të ambasadave e institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë, nën moton "Të vrapojmë për fëmijët" kanë organizuar një vrapim pranë kodrave të liqenit Artificial. Ky aktivitet ishte një mënyre për të sensibilizuar opinionin publik të ndihmojë fëmijët jetime. 

"Jam këtu për të vrapuar, me qëllimin e mirë për t′i ardhur në ndihmë jetimoreve në Shqipëri. Punoj për ambasadën holandeze dhe ne jemi një prej sponsorëve të këtij aktiviteti", tha Annette Kuijisten, punonjëse në ambasadën holandeze për televizonin Top Channel. Ndërsa David Stallings, punonjës në ambasadën amerikane shprehet: "Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të mbledhim para për fëmijët dhe jetimoret. Besoj se ndihma jonë do të ndryshojë sadopak jetën e tyre. Për mua është hera e parë që marr pjesë në këtë aktvitet". 

Charles Linderman, i cili prej vitit 2003 ka krijuar dhe drejton "Shtepine e Shpreses", qender rezidenciale per femijet e braktisur ose pa prinder, ne Shen Avlash ne Durres, është organizuesi këtij aktiviteti. "Ajo që ne duhet të bëjmë është të tregojmë më shumë interes për fëmijët dhe jetimoret në Shqipëri", tha Linderman. Ky aktivitet është mbështetur edhe nga shumë biznese vendase, ndërsa donacionet e tyre shkuan në sherbim të shtepive të femijës në qytete të ndryshme të vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim