Diplomatët e lartë diskutojnë në Davos për Ukrainën

Diplomatët e lartë diskutojnë në Davos për Ukrainën

Qyteti Davos

Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin e hapjes herët në mëngjes ku merrnin pjesë 81 zyrtarë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Zoti Zelenskiy u përfaqësua në bisedimet e së dielës nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesja e posaçme e Shteteve të Bashkuara për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës,

Penny Pritzker, si dhe James O'Brien, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet t'i drejtohen punimeve të Forumin Ekonomik Botëror, i cili hapet zyrtarisht të hënën në mbrëmje.

Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.

Parimet, tha ajo në një deklaratë javën e kaluar, duhet të përbëjnë bazën për fazat e ardhshme të procesit të paqes.

Vëmendja në Davos është përqendruar tek roli i vendeve në zhvillim në bisedimet për formulën e paqes në Ukrainë.

Shumë nga vendet e paangazhuara nga Afrika, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia, që kanë qëndruar kryesisht mënjanë lidhur me çështjen e Ukrainës, do të takohen këtë javë në vendpushimin malor zviceran.

E mbështetur fuqishëm nga aleatët e saj, Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk do të dorëzohet derisa të çlirojë çdo pjesë të territorit të marrë nga Rusia./DW

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë