Diplomati i Kosovës në Serbi jep
dorëheqjen, mospajtime me Thaçin

Diplomati i Kosovës në Serbi jep<br />dorëheqjen, mospajtime me Thaçin
PRISHTINE- Diplomati i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mospajtimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi.
 
"Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.
 
Zyra e presidentes Atifete Jahajga i ka konfirmuar Radios “Evropa e Lirë” se e ka pranuar letrën e dorëheqjes nga zoti Peci.
 
Dorëheqja vjen vetëm dy ditë pasi Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët për ndërlidhje.
 
Peci ka treguar se Kryeministri Thaçi i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
 
"Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e vendit tonë", thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Pecit.
 
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.
 
"Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tonë në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por me sa duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës", thuhet më tej në njoftim.
 
Ai ka falënderuar Presidenten Jahjaga dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që i kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike të Kosovës.
 
"Më lejoni t’ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin