Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura ka mbërritur sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Cremades do të pritet në takim nga kreu i SPAK Kodian Braho.
Diplomati spanjoll është filmuar teksa automjeti i tij është futur në ambientet e SPAK ndërsa më pas ai është drejtuar drejt zyrës së Brahos.
Klodian Braho mori detyrën si kreu i SPAK më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Vizitat e diplomatëve dhe takimet me ndërkombëtarët vijojnë në kuadër të mbështetjes për punën që SPAK po bën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
Komente











