500 të rinjë e të reja u diplomuan sot në Akademinë e Policisë së Shtetit, duke nisur udhën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Ministri i Punëve të Brendëshme, Saimir Tahiri, i pranishëm në ceremoninë e diplomitit të organizuar në akademinë e rendit i kërkoi të diplomuarve që në rrugëtimin e tyre të udhëhiqen nga forca e ligjit dhe besnikëria ndaj qytetarëve. "Punoni me më shumë forcë. Mos i jepni kurajo paligjshmërisë, por jepini vlerë standardeve qytetare, ligjit dhe integritetit tuaj", nënvizoi Tahiri.
Ministri i Brendshëm i ftoi të diplomuarit të mos bien pre e dekurajimit nga modelet e shtrembura me të cilat do të hasen. "Ju nuk keni mundësi të dekurajoheni, por duhet të punoni me shumë besim tek vetja dhe ligji. Edhe atëherë kur t'ju duket e vështirë, ju mos u dorëzoni. Mos u vëni në pikëpytje nga mdoelet e shtrembura të shoqërisë, por luftojini ato, me ndershmëri dhe vullnet për detyrën që po merrni përsipër sot", vijoi Tahiri.
Ministri i Punëve të Brendshme në fjalën e tij garantoi se profesionalizmi dhe aftësia do të shpërblehen. Krimi ka më shumë para se policia. Krimi ka fuqi të blejë media, të influencoi tek politika në disa raste, kur aktorë të caktuar janë brishtë para tij. Por ajo nuk ka një gjë, të drejtë, pasi kjo e fundit nuk blihet as me pushtet e as me para. Dhe ju pikërisht për këtë duhet të luftoni dhe të bëheni mishërimi i së drejtës, duke u kthyer në modelin e policisë të së ardhmes", nënvizoi Tahiri.
Duke folur si pjesëtar i qeverisë, Tahiri theksoi se Policia e Shtetit do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Brendshme dhe Kryeministri Rama. "Qeveria dhe Kryeministri do të vijojnë të japin mbështetje të pakursyer në punën tuaj të përditshme. Do investojmë në teknologji. Do investojmë në profesionalizimin e burimeve njerëzore, por edhe në infrastrukturë, që Policia e Shtetit të përballet me sukses ndaj krimit", nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme.
Ministri Tahiri: Byroja Kombëtare e Hetimit "përkrah" FBI-së
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion që shumë shpejt do të nis udhën e tij përkrah policisë në zbatim të ligjit, duke përforcuar proçeset hetimore në vend. Sipas Tahirit, gjatë ditëve të fundit janë është rritur bashkëpunimi me Byronë Federale të Hetimit në Amerikë (FBI), e cila do të jetë një partnere e rëndësishme në ngritjen dhe punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BHI). "Gjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar takime të shumta me partnerët e FBI-së, të cilët do asistojnë hap pas hapi punën e BHI-së. Jemi duke punuar për ngritjen e bazës së të dhënave me të cilat do të punojë BHI. Gjithashtu po dizenjohet rruga mbi të cilën do të ngrihet bashkëveprimi BHI-së me institucionet e tjera të drejtësisë, si dhe mbi realizimin e operacioneve të përbashkëta me FBI-në", përfundoi Tahiri.
Prodhimi i Lëndëve Narkotike, Tahiri: Nuk do lejojmë asnjë rrënjë kanabis të mbillet mbi dhe nën tokë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahir tha se Shqipëria nuk duhet të jetë më vend origjine për trafikimin lënëve narkotike. Sipas tij, Shqipëria nuk do të lejoi prodhimin lëndëve narkotike, madje ai garantoi se policia do të shkul çdo rrënjë kanabis në venidn tonë. "Askush të mos mendoj ti hyjë rrugës së kanabisit, pasi asnjë rrënjë mbi dhe nën tokë nuk do të lejohet të mbillet dhe as më pask e as më shum,ë të transporohet nga jashtë brenda apo nga brenda jashtë vendit. Ne nuk kemi ndërmend të kthehenmi pas në kohë, kur të kollarisur zyrtarët bashkëvepronin me prodhuesit e lëndëve narkotike, jo. Ne duam të ecim përpara të shkulim çdo rrënjë kanabis të prodhuar mbi apo nën tokë, si dhe të ndalim çdo lloj trafikimi të saj", mbylli fjalën e tij Tahiri./atsh/